Elvana i reagon BE-së për heqjen e 500-shës nga tregu: Çfarë të bëj tash me këngën Lejla?
Elvana i reagon BE-së për heqjen e 500-shës nga tregu: Çfarë të bëj tash me këngën Lejla?
30.04.2019 | 05:31

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka bërë një reagim në gjuhën angleze dhe franceze ndaj Bashkimit Evropian, të cilin e ka kritikuar për vendimin e saj të fundit, që ta heq nga përdorimi, kartmonedhën prej 500 eurove.

Ajo ka thënë se ky vendim është skandaloz, duke e pasë parasysh faktin se tashmë ajo e ka një këngë që i kushtohet kësaj kartmonedhe që është e njohur me titullin “Lejla”.

“BE-ja si gjithmonë merr vendime burokratike pa e pyetur askënd. Sidomos në këtë rast, mua, për shkak se ka marrë vendim për të hequr nga tregu Lejlën, ndërsa kënga ime i kushtohet bash Lejlës. Ne do ta padismin BE-në për këtë gjë”, ka thënë Gjata me këmbët e gjata gjithashtu.