Falë takimeve, Haradinaj brenda muajit siguron njohjen nga Ferizaji dhe Gjakova
Falë takimeve, Haradinaj brenda muajit siguron njohjen nga Ferizaji dhe Gjakova
12.02.2018 | 05:37
Dy takime tejet të rëndësishme të Kryeministrit të vendit, i kanë sjellur Kosovës dy njohje mjaft të rëndësishme në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë së saj.

Ferizaji dhe Gjakova janë dy vendet që tashmë njohin shtetësinë e Republikës së Kosovës. Kjo, pas takimeve që i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, kishte me përfaqësuesit e lartë të të dyja vendeve – Labinot Tahirin apo Labin nga Ferizaji dhe Shkëlzen Jetishin apo Xenin nga Gjakova.

Burimet brenda Kryeministrisë tregojnë se Haradinaj tashmë ka marrë notë verbale nga Ferizjai, dhe është në pritje për një të tillë edhe nga Gjakova.

Të dyja vendet, Ferizaji dhe Gjakova, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim sa më të thellë me shtetin e Kosovës në të ardhmen.
 

Në anën tjetër, përmes një komunikate zyrtare, Haradinaj ka thënë se ditëve të ardhshme, madje shumë shprejtë, do të sigurojë njohjen edhe nga Juniku dhe Hani i Elezit.