Fatmir Limaj tregon fuqinë e NISMA-s: Veç në Postë i kemi 10 mijë vota
Fatmir Limaj tregon fuqinë e NISMA-s: Veç në Postë i kemi 10 mijë vota
06.08.2019 | 12:33
Lideri më i pastërt në Kosovë i cili njihet për idetë e tij revolucionare në udhëheqje, Fatmir Limaj, i cili gjithashtu është përballur me turli uragani keqadashës, ka vendosur që të tregoj fuqinë e partisë së tij, NISMA Socialdemokrate.

Sipas tij, zërat keqadashës që krrekosen sikurse sorrat e Shpend Ahmetit, duke thënë se NISMA nuk ka votues më besnik, janë zëra që do të mbeten në harresë si diçka që askush nuk e ka besuar.

Në një miting para nja 20 mijë anëtarëve që i kanë mbetur në parti, Limaj me lot në sy ka mbajtur një fjalim që ka prekur të gjithë.

“Shumë zëra antikombëtarë krrekosen duke thënë se NISMA është një parti në zhdukje dhe mezi do ta kalojë pragun zgjedhor. Unë u them atyre zërave që jehojnë nga zgafella serbo-ruse se NISMA është një parti e mençur. KA investuar kur të gjithë kanë shpenzuar”, ka thënë Limaj.

Mes duartrokitjeve të shumta, Limaj ka thënë se nuk ka agjendë në botë që mund ta ndalë besimin e popullit kosovar në NISMA-n Socialdemokrate.

“E ata që thonë se ne nuk kemi vota, unë u them; vetëm në Postën dhe Telekomin e Kosovës, dega në Prishtinë, i kemi 10 mijë vota. Mbi 3 mijë anëtarë të punësuar me dhjetra familjarë të tyre do të votojnë për ne, sepse ne, dhe vetëm NE, ua kemi dëshmuar se kush punon e mendon për ta”, ka thënë Limaj, duke shpërthyer në lotë gëzimi.