Flet veterani i luftës: Thaçi ma mori automatin veç për me dalë në foto
Flet veterani i luftës: Thaçi ma mori automatin veç për me dalë në foto
06.03.2018 | 09:55
Mbrëmë u publikua një fotografi ekskluzive në të cilën shihej sesi presidenti i vendit, Shkëlqesia e Tij, Lartëmadhëria e Tij, njeriu i luftës dhe paqes, doktor Honoris Causa shihet në një fotografi me Kadri Veselin, dhe sia shokë të tij të luftës.

Në këtë fotografi shihet sesi Hashim Thaçi e mbanë me krenari një automat të madh jo ksi allti, teksa pozojnë së bashku me dosta para një Gol 2-shi. Por siç duhet arma nuk ka qenë e tija.

Kukuneës ka gjetur dostin e luftës së Hashim Thaçit, që është ai personi me musteqe i ulur në haub të golfit bashkë me të madhin njeriun e luftës dhe paqes, Kadri Veselin.

Në foto shihet sesi bash ai dosti me musteqe nuk ka fare armë. Por kjo ka një arsye. Ai ka folur për Kukuneës dhe ka treguar.

“Qyre tash është marre me thonë ama diqysh qeky Hashimi e meriton me ja qit të zezat se kurrë në jetë sen nuk më ka ndihmu, kon nuk ka ma shti në punë as sen bre hiq. E tash ai qohet edhe fryhet kishe ja unë kom luftu jo anej jo knej qet tyrli foto”, thotë bashkëluftëtari i tij.

Më pas ai tregon sesi Hashim Thaçi ia kishte marrë automatin për të dalë në foto.

“Na jemi kanë tu nejt qaty, qaj Golf 1-shi ka qenë i jemi, edhe në një moment erdhen Hashimi me Kadrinë. Ai Kadria e kish pas marrë një armë tjetër, e ky Hashimi pa kurgjo ish pas ardh. Edhe normal se ai kurr ska majt armë veq fore ka lshu gjatë luftës”, tregon bashkëluftetari i Thaçit.

“E tani nqato momente erdh një fotograf edhe tham hajt ta bojm një foto. Hashimi nuk pranojke me dalë në foto vec hajt qashtu pa armë se thojke sem besojnë tani mas lufte, edhe mu lut tha ama armën veq sa me dalë në foto, se ty nuk të njeh kërkush”, vazhdon rrëfimi i tij.
 

“Me pas dit që vjen qekjo ditë që Hashimi del shet bole kishe jam kan në luftë kishe anej knej, sen llafe të kota janë”, thotë veterani.