Gëzim i madh në PDK: Gjenden dy kandidatë për deputetë që nuk kanë aktakuza
Gëzim i madh në PDK: Gjenden dy kandidatë për deputetë që nuk kanë aktakuza
07.08.2019 | 06:32
Kur zgjedhjet po afrohen dhe partitë kanë filluar ti përpilojnë listat me kandidatë për deputetë të cilën do të zgjidhen nga populli, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është në një stres të jashtëzakonshëm.

Lideri i partisë me më së shumti aktakuza, ka rënë pre e fores së vetvetves pasi gabimisht ka dhënë premtimin se në partinë e tij nuk do të ketë më njerëz që do të kandidojnë ose marrin pozita e që kanë aktakuza.

Por tash e ka kuptuar se ky është një mision gati i pamundur në PDK. Deri më tani në listën për kandidatë janë futur vetëm 47 njerëz, ndërsa sot në mëngjes janë gjetur edhe 2 kandidat të tjerë të cilët janë zbuluar se janë në PDK dhe nuk kanë bërë asnjë hajni apo shkelje ligjore. Lajmin ia ka bërë me dije kryetarit, një sigurim në objektin e partisë, i cili ka thënë se “një djal i dajes së tij dhe një qike e tezes janë në PDK dhe nuk kanë asnjë aktakuzë”.

Veseli thuhet se e ka pritur me gëzim këtë lajm. Aq shumë është gëzuar sa e ka kapur ngryk dhe e ka ngritur në pozitë sigurimin brenda PDK-së duke e hequr nga ajo kabina në hyrje të objektit dhe duke e vendosur diku brenda objektit.