Gjyste Vulaj emërohet zëdhënëse e Komunës  së Tuzit
Gjyste Vulaj emërohet zëdhënëse e Komunës së Tuzit
05.03.2019 | 14:11
Këngëtarja underground Gjyste Vulaj me doktoraturë në fushën e komunikimit publik nga skena tek tavolinat e publikut, asistente e Adi Krastës në Universitetin AAB, tashmë ka marrë një pozitë të re, në shërbim të popullit.

Ajo është emëruar drejtoreshë e Departamentit për Komunikim me Publikun, që gazetarët e quajnë zëdhënëse, në Komunën e Tuzit.

Vendimi është bërë i ditur nga vet kryetari i Tuzit, Nikë Gjeloshaj, ka kumtuar lajmin e mirëpritur nga të gjithë.


“Ajo që deri tash ka komunikuar me shqiptarët përmes këngës dhe mikrofonit të artë që e ka përdorur shumë mirë, do të bëhet edhe zëri i komunës që drejtohet nga shqiptarët, Tuzi”, ka thënë Gjeloshaj.

Sipas këtij njoftimi, Gjyste Vulaj do të bëjë paraqitjen e saj të parë si zëdhënëse e komunës në restorantin “Mrizi’ ku edhe do të këndojë shumë këngë të njohura.