Kadri Veseli bind qytetarin të mos vetëvritet nga kati i 11
Kadri Veseli bind qytetarin të mos vetëvritet nga kati i 11
08.02.2019 | 15:32
Si duket vetia e jashtëzakonshme e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për ti bindur njerëzit që të kthehen nga kokëngrirja e tyre, nuk përfundon vetëm më bindjen që ia bëri kryetarit të Shoqatës së Bashkuar të Arsimtarëve të Kosovës, Rrahman Jashari.

Teksa Veseli po vizitonte qytetin e Mitrovicës, ka bërë edhe një mrekulli tjetër. Një qytetar i cili kishte hypur në katin e fundit të një ndërtese në Mitrovicë duke kërcënuar me vetëvrasje nëse nuk i gjendet një zgjidhje për të paguar 40 mijë euro fajde.

Veseli që po kalonte pranë asaj rruge, me të parë gjendjen në terren, kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të fliste. Dëshimtarët okular tregojnë se Veseli me fjalë tejet të matura dhe plot pozitivitet, i kishte folur të riut, sesi jeta është e bukur, shijoje.

Ende nuk dihet saktësisht se cka e ka bindur të riun, por ajo që dihet është se i riu ka zbritur nga kati i 11, e ka përqafuar Kadri Veselin dhe e ka falëndëruar që ia shpëtoj jetën nga vetja.