Kanë mbetur vetëm edhe 7 mijë e 350 militantë partiakë pa u punësuar
Kanë mbetur vetëm edhe 7 mijë e 350 militantë partiakë pa u punësuar
18.03.2019 | 15:01
Zyra për Punësime të Militantëve në Qeverinë e Kosovës, ka bërë të ditur një lajm jashtëzakonisht të mirë për të gjithë qytetarët e thjeshtë që janë në pritje për të përfunduar lista e militantëve politik që të hynë në listë për punësim në ndonjë punë të shtetit.

Nga 27 mijë e 800 militantë politik nga koalicioni PDK- AAK- NISMA-AKR edhe nja 20 parti tjera sa kanë qenë në listë për tu punësuar në shtet për shkak të punës së tyre, tashmë janë punësuar një numër i madh dhe kanë mbetur vetëm edhe 7 mijë e 350 militantë për tiu gjetur vende pune dhe do të mbyllet lista.

Pas kësaj, hynë në pritje qytetarët e tjerë të thjeshtë që janë në listat e Agtjencionit për Punë në Kosovë që nuk janë marrë parasysh pa u mbyllur kjo listë.

Në një konferencë për media, partnerët e koaliconit u krenuan se brenda një kohe rekord kanë arritur që të përfundojnë listën e militantëve politik në mënyrë që ti lëshohet radhë punësimit të qytetarëve.

“Mjaft më me punësime të militantëve është koha ti japim frymë qytetarit”, ka thënë Fatmir Limaj, kryetar i partisë NISMA që njihet si partia në koalicon që më së paku ka punësuar militiantë politikë.

Ndërsa kryesori i partnerëve të koalicionit, Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, tha se PDK-ja nuk ka pasur fare militantë në këtë listë dhe në vend të saj ka krijuar një minsitri të sajën, atë të Inovacionit ku përmes një start-up biznesi ka punësuar menjëherë 100 pesona.

“Edhe punësim edhe një biznes i ri në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Haradinaj është krenuar me shpejtësinë e ermërimit të zv.minsitrave dhe rritjen e pagave të punësuarve teksa Behgjet Pacolli është parë të jetë i befasuar me egzistimin e kësaj liste pasi ai ka thënë se asnjëherë nuk i është kërkuar AKR-së një gjë e tillë. /kukunews