Kthehen në SHBA blindat ushtarake, Kosova nuk mund ta përballojë doganimin e tyre
Kthehen në SHBA blindat ushtarake, Kosova nuk mund ta përballojë doganimin e tyre
11.12.2018 | 06:07
Kadri Veseli, si Marshall Tito dikur, që thithte të mira për Jugosllavinë nga shumë vende të botës, porsibletë punëtore, udhëtoi së fundmi në SHBA, ku mori dhuratë disa blindaushtarake për Ushtrinë e Kosovës që do të themelohet së shpejti.

Por, me të arritur në kufi dhe me të pasur kontakt me shqiptarët, kanë ardhur problemet e shumta.

Blindat që mendoheshin të hyjnë në Kosovë, janë kthyer në kufi drejt SHBA-së, për shkak të doganës së shtrenjtë që aplikon Kosova për veturat që hyjnë nga jashtë.

Buxheti i Kosovës nuk ka mundur ta përballojë doganimin, homologimin dhe regjistrimin e blindave, të cilat mendohej se do t’ia fusnin ethet në bark Serbisë.

“Faleminderit SHBA, por nuk mujm me i doganu këto t’qime t’nanës. Po u bëjkan dreq e gjysë. Plus këto po harxhojkan po të fikan bre”, ka qenë përgjigja e Haradinaj, pas refuzimit të dhuratës gjeneroze të SHBA-së.

Me këto blinda, Haradinaj e Veseli planifikonin që t’i kthenin tokat shqiptare, të marra nga fqinjët zullumqarë e grabitqarë.

Në bazë të informacioneve të PamPress, Haradinaj me një grup shokësh dhe me batalionin e zëvendësministrave, planifikonin depërtimin deri te Molla e Kuqe, ndërsa Veseli bashkë me disa bashkëpunëtorë planifikonin kthimin e Çamërisë nga Greqia.