Mësimdhënësit në grevë, shpallet konkurs për vendet e tyre të punës
Mësimdhënësit në grevë, shpallet konkurs për vendet e tyre të punës
22.01.2019 | 11:20
Mësimdhënësit e gjitha niveleve të shkollimit kanë hyrë në grevë gjatë ditës së sotme. Greva e përgjithshme në arsim ka ardhur pas vendimit të marrë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës, kurse afati i zgjatjes së saj është i pacaktuar.

Greva që filloi sot po mbahet me kërkesën për rishikimin e ligjit të pagave, konkretisht rritjen për 30% të pagave të tyre.

Por, duket që kërkesa e tyre jo që nuk do të merret parasysh, por për më keq, mësimdhënësit mund të humbi krejt vendet e tyre të punës.

Kjo, pasi që pikërisht sot, me 14 janar, janë hapur qindra konkurse për të plotësuar vendet e tyre të punës.

Burimet tona nga korridoret e shkollave të ndryshme fillore, të mesme të ulëta, të mesme të larta, por edhe nga koluaret e fakulteteve të ndryshme, mësojnë se tashmë qindra mësimdhënës të rinj kanë aplikur për t’ua zënë vendin e punës mësimdhënësve grevistë.

Madje, mësohet se edhe shumë nga mësimdhënsit që janë në grevë janë duke aplikuar për vendin e punës, si mundësi për të mos humbur atë.

Nuk dihet nëse SBAShK do të marrë vendim të ri lidhur me grevën apo do të vazhdojë më të deri në plotësimin e kërkesës së tyre.