Pal Lekaj kandidat i AAK-së për Kryeministër
Pal Lekaj kandidat i AAK-së për Kryeministër
06.08.2019 | 12:53
Puna e tij nuk do koment. Një nga politkanët më të kalitur në skenën politike të Kosovës. është ai, Pal Lekaj, njeriu që nuk rrëzohet asnjëherë dhe njeriu më i besueshëm në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryesia e kësaj partie ka mbajtur sot një mbledhje emergjente meqense edhe zgjedhjet qendrore po afrohen.

Duke qenë se kryetari i AAK-së dhe kandidati i vetëm për kryeministër, Ramush Haradinaj nuk e ka të qartë nëse do të akuzohet apo denohet nga Gjykata Speciale. AAK-ja ka marrë vendim qe kandidati per Kryeminister te arshem te Kosoves te propozoje Doktor Pal Lekaj.

“AAK-ja pas një mbledhje të gjatë që ka mbajtur gjatë tërë mëngjesit të sotëm, ka vendosur që të nominojë Pal Lekajn, si kandidat tonin për kryeministër”, ka thënë Avni Arifi, zëdhënës i AAK-së deri sa të kthehet Halil Matoshi nga pushimet verore.

Sipas AAK-së, nominimi i Pal Lekajt, për kryeministër nuk është as më pak e as më shumë, sesa një vlerësim i meritave dhe angazhimit të tij për shtetin demokratik, për Kosovën e zhvilluar dhe rruge te asfaltuara.