Personi që qau në TV ishte mësuesi i Kadri Veselit
Personi që qau në TV ishte mësuesi i Kadri Veselit
19.05.2018 | 03:45

Të gjithëve ju kujtohet mësuesi i kryetarit të PDK-së dhe herë pas herë kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ai ishte bërë i njohur kur në gjatë fushatës paraelektorale kur ai e kujtonte momentin që Kadri Veseli ishte ulur në mes të nanes dhe motres, ku edhe kishte dalë në pah njerëzia e tij.

Në ato momente ai kishte krisur në lot duke mos mundur ta mbajë emocionin por ne të gjithë e dinim se ai po qante për shkak se ishte fushata elektorale. Megjithatë duket se mësuesi i Kadri Veselit e ka për profesion lotin e kronkondillit, sic do të thoshte Zafir Berisha.

 

Së fundmi një person u shfaq në në një televizion në një emision të mengjesit duke e shti një popull n’dhe me lotët e tij sesi përmbaruesi ia ka bllokuar xhirollogarinë dhe nuk po e lejon që ti marrë paret e rrogës.

Ai shpërtheu në vaj duke sharë shtetin i cili ia ka bo këtë të zezë. Por askush nuk e kishte hetuar faktin se ky person është mësuesi i Kadri Veselit.

Kukunews ka marrë vesh nga burimet e sigurta se ky person është i njejti me mësuesin e Kadri Veselit.

“Kjo është e tmerrshme. Mësuesi që ia dha dijën për ta udhëhequr shtetin, tash e ka lënë në lloq”, ka thënë një burim i Kukunews me emrin Burim.

Kukuneës i shpreh keqardhje mësuesit por në të njejtën kohë i thotë se ma mirë u kon me pas ngel Kadrinë sesa me i ardh puna kështu.