Qeveria lejon të hyjnë në Prishtinë vetëm veturat nga Deçani, Mitrovica dhe Malisheva
Qeveria lejon të hyjnë në Prishtinë vetëm veturat nga Deçani, Mitrovica dhe Malisheva
30.01.2018 | 10:26
Duket se vendimit historik të Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës, nuk do tia kenë inati të gjitha qytetet përpos Prishtinës. Vendimi më i ri i Qeverisë së Kosovës është që jo të gjithë veturat e qyteteve të tjera do të ndalohen.

Qytetarët që kanë vetura e që vijën nga Deçani, Mitrovica dhe Malisheva do të lejohen që të hyjnë në Prishtinë sipas këtij vendimi. Këtë vendim e ka arsyetuar vet kryeministri Ramush Haradinaj, në emër të Qeverisë dhe Shpend Ahmetit, të cilin me një këmbë e ka mysafir në AAK.

“Këto dy qytete kanë dhënë shumë për Kosovën. Janë qytete që janë rrit ka 4 gisht në burgje. Tash me ua ndalë hyrjen a? Jo krejt në Kosovë kanë pi kafe kur u bo lufta, do do kanë dhanë jetën. Deçanasit dhe Malishevasit janë qendrat e intelektualizmit në Kosovë. Ata të gjithë kanë vetura Tesla”, ka thënë kryeministri.

Këtij vendimi i janë gëzuar shumë kryetarët e këtyre dy komunave.

“Deçani i AAK-së, Deçani i Ramushit, Deçani i Lirisë, Deçani i Kosovës. Nuk ka pas dilemë se ky vendim do të vihej”, ka thënë kryetar i i Deçanit, teksa këtijn urimi i është bashkangjitur edhe kryetari i Malishevës.

Në anën tjetër Halil Matoshi pa e vet kërkush, ka reaguar kundër disa shkrimeve në disa portale, të cilat vetëm ai i ka lexuar, të cilat kanë raportuar se ky vendim vjen pasi kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv.kryeminsitri Fatmir Limaj janë nga këto dy qytete.

“Jeni media me logjikë ruse. Jeni pro rus. Vendimi nuk ka të bëjë asgjë me kryeminsitrin Ramaj e zv.kryeminsitrin Limaj. Ata as që e dinë për këtë vendim”, ka thënë Matoshi.

Urime Deçan. Urime Malishevë.