Sami Lushtaku: Të mërkuren nga Skenderaji vi me traktor në Prishtinë
Sami Lushtaku: Të mërkuren nga Skenderaji vi me traktor në Prishtinë
30.01.2018 | 10:33
Duket se vendimi i Qeverisë së Kosovës që vetëm veturat e Deçanit dhe Malishevës mund të hyjnë në Prishtinë dhe të gjitha veturat e qyteteve të tjera nuk mund të hyjnë në Prishtinë, ka nervozuar jashtëzakonisht shumë ish-kryetarin e Skenderaj, Sami Lushtaku.

Kryetarin e Degës së PDK-së në Skenderaj duket se aq shumë e ka nervozuar vendimi i Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës, që tua ndalojë hyrjen në Prishtinë veturave nga qytetet e tjera, e ka prekur aq shumë, saqë ai nuk ka pranuar as ta komentoj. Direkt ka shkuar në kërcënim.

“Oooo 17 vjet kush ska guxu me na nal me hi në Prishtinë e bo Shpendi e Ramushi me na qit rampen te rrethi. Sa për informacion, të mërkurën me do kusheri kena me ardh të mërkurën në Prishtinë. I kem do punë ka masditja”, ka thënë Sami Lushtaku për Kukunews.

Sipas Lushtakut, vendimi i Qeverisë dhe Komunës është një vendim fmijaqski që nuk e kanë mendu mirë këtë far pune sepse qysh kanë me pa edhe vet ka me ua qit tepër keq.

“Tash ata nashta edhe janë burra e kanë koqit kry e thojnë jo sbon. Po taksirati nashta ju ka ardh”, ka thënë Lushtaku.
 

Në ndërkohë qytetarët e Skenderajt janë duke e nënshkruar një peticion përmes së cilit do të kërkojnë që të zbrazet Prishtina nga drenicakët në mënyrë që zhvillimi i kryeqytetit të ndalet, duke qenë se ata kanë katalizatori kryesor i zhvillimit.

Allahu ju nimoftë, Shpend dhe Ramush.