Si tentoi Arusha e Prizrenit të futej në Abi Çarshia
Si tentoi Arusha e Prizrenit të futej në Abi Çarshia
15.05.2019 | 03:33

Ka ditë që tashmë një Arushë e revoltuar në Prizren, ka dalë jashtë kontrollit duke zbritur nga mali në qytetin historik, si shenjë revolucioni kundër kapitalizmit që tashmë ka prekur edhe pyjet, apo habitatin e Arushës.

Por pak kush e priste që ajo do t’ia mësynte Qendrës Historike në Prizren Abi Çarshia, që është monument dhe lokalitet i mbrojtur me ligj si Trashëgimi Kulturore e Kosovës.

Në këtë lokalitet me monumente të periudhës së Neolitit që njihet edhe si vendbanimi i Ilirëve të lashtë që janë parardhësit tanë, ku  mblidhen qindra mijëra njerëz. Abi në emër të së cilit e mbanë emrin edhe lokaliteti, dje ka tentuar që të hy edhe Arusha e Prizrenit.

Ajo ia kishte mësyer Abi Çarshisë, por shumë qytetar besojnë se ajo ka pasur në plan të bëjë një sulm terrorist duke i kafshuar shumë familjarë që kanë qenë aty.

“Fati jonë që ka pasur shumë kolonë, edhe Arusha nuk ka mundur të qaset shpejt tek hyrja dhe sigurimi e ka vërejtur nga larg dhe e kemi bërë rrethimin e hapësirës me tela me gjemba”, tha shefi i sigurisë në lokalitetin e Trashëgimisë Kulturore “Abi Çarshia”.

Arusha e cila ishte ngulë në telat me gjemba që kanë qenë edhe me rrymë, kishte ikur nga vendi i ngjarjes e frikësuar dhe më pas askush se ka parë. Vetëm tre fëmijë që kanë qenë duke bërë foto diçka tjetër e kanë kapur këtë moment.

Ne do të ju mbajm të informuar per Arushen e Murrme te Prizrenit.