Trajneri i Bayernit tregon sesi iu bërtiti Ramiz Lladrovci lojtarëve në zhveshtore
Trajneri i Bayernit tregon sesi iu bërtiti Ramiz Lladrovci lojtarëve në zhveshtore
30.04.2018 | 13:38
Trajneri i ekipit bavarez Jupp Heynckes ka treguar për një detaj të jashtëzakonshëm që ka ndodhur mbrëmë pas ndeshjes së fubtollit me Real Madridin nga i cili ekip humbi në mnëyrë tepër të keqe.

Jupp Heynckes, në një intervistë për mediat gjermane ka treguar edhe për detajin sesi pas pjesës së parë të lojës, e kishte thirrur në zhveshtore, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, si një fans i flaktë i Bajernit i cili kishte gjetur kohë që ta shikojë këtë ndeshje.

“Situata ishte tepër e vështirë. Ne ishim në humbje dhe na nevojitej një shtysë. E pash që Ramiz Lladrovci ka qenë në stadion dhe tash ta provoj. Lojëtarët thjeshtë e adhurojnë atë. E thirra erdhi dhe kur erdhi ishte bo xeher…”, tregon trajneri i Bajernit.

Me të hyrë në zhveshtore, Ramiz Lladrovci fillimisht nuk kishte folur për 20 minuta duke e krijuar një suspancë në zhveshtore dhe më pas kishte thënë vetëm një fjali.

“Shajze, shajze shajze. Shajze mit blume, qekaq di me ju thon”, kishte thënë Lladrovci.

Më pas Lladrovci kishte filluar që të kritikojë që nga protierin deri te sulmuesin madje madje edhe ata në bankë rezervë.

“Qa po rrini ju rezerva ulë aty? Ekipi juaj është duke humbur ju krejt në telefona. Qonu bile boni naj tifozllëk. Qa po pritni? Unë prej Drenasit jam ardh mu qky zani tu bërtit e ju në telefona. Ku po mendoni me mbërri?”, kishtë bërtitur Lladrovci.

Më pas ai kishte mbajtur edhe një ligjëratë motivuese që ishtë në gjuhën gjermane më saktësisht atë bavareze. Por gjithë kjo nuk kishte dhënë rezultat, megjithatë. Bajerni humbi dhe Reali fitoj. Sic do të kishte thënë Ramizi, më rruve të rrova brisku i berberit. /kukunews/