Tre antarë të Nismës punësohen si futbollistë në kombëtaren e Kosovës
Tre antarë të Nismës punësohen si futbollistë në kombëtaren e Kosovës
26.03.2019 | 13:52
Punësimet partiake si formë e ngritjes së cilësisë në institucione shtetërore po vazhdon. Tash për të rritur performancën e kombëtares së Kosovës para lojës më Bullgarinë, partia që njihet si më e afta në punësime të shpejta, NISMA social demokrate, ka bërë një intervenim në kombëtare.

“NISMA ka marrë vendim që në kombëtaren e Kosovës në futboll të punësohen tre familjarë të partisë sonë nga Malisheva dhe shpresoj që ata do të ndryshojnë performancen e kombëtares”, ka thënë Fatmir Limaj, kryetar i NISMAs.

Në ndërkohë është bërë e ditur se të tre familjarë të NISMA-s kanë një përvojë të madhe në fushat e Drenocit dhe Bajes duke lozur futboll me të madhe.