Tri rriqna në oborrin e Fatmir Limajt punësohen në PTK
Tri rriqna në oborrin e Fatmir Limajt punësohen në PTK
14.03.2019 | 12:02

Vazhdon me sukses faza finale e punësimit në Malishevë, Zona Operative e Punësimit të NISMA-s. Pasi me sukses janë anëtarësuar të gjithë familjarët e NISMA-s dhe anëtarët e kësaj partie fenomenale, sot në Postën dhe Telekomin e Kosovës janë punësuar edhe tri rriqna që kanë qenë pa punë në oborrin e kryetarit të partisë Komandant Fatmir Limaj.

Nje nga rriqrat ka refuzuar te shkoje ne pune, andaj eshte dashur intervenim

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari për punësim në këtë Zonë i cili ka dërguar sot rriqnat me veturë nga Malisheva në Prishtinë. Rriqnat do të punësohen në kopshtin e ndërtesës së Postës dhe Telekomit dhe pritet që të kujdesen edhe për ata që nuk i paguajnë sherbimet.

“Në momentin që dikush nuk e paguan shërbimin e PTK-së dhe është duke kaluar andej, rriqnat do ta sulmojnë atë person dhe do ta alivanosin”, thuhet në njoftimin për punësim.