Trump: Kadri Veseli e kishte dorën si të femrave
Trump: Kadri Veseli e kishte dorën si të femrave
26.02.2017 | 08:44
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka një mënyrë jo të zakonshme të shtrëngimit të duarve me të tjerët.

Ai ua “ngjet” njerëzve për dore, ua shkund dorën dhe nganjëherë duket sikur po lufton me të tjerët kur u jep dorën.

Një shtrëngim duarsh me Trump e kishte edhe kryeparlamnetari i Kosovës, Kadri Veseli.

Por, presidenti amerikan tregon se si u ndje kur ia shtrëngoi dorën kryeparlamentarit kosovar Kadri Veseli.

“Kur i fola Kadrisë e vërejta se ai kishte një dorë si të femrave, edhe thash mos po ia thej, kështu që nuk ia shtrëngova aq fort”, ka thënë Trump.
 

Ndërsa vetë Veseli tha se “Kur Trumpi ma kapi dorën, m’u kujtua ai filmi i King Kongut, se si e kapte në dorë atë vajzën ai gorilla, ashtu njëfarë mënyre më kapi mua Trumpi”. Kështu e përshkroi Kadri Veseli momentin, e shtrëngimit të duarve me Donald Trumpin.