Trump shkarkon Delawien pas kritikave diplomatike të Nasim Haradinajt
Trump shkarkon Delawien pas kritikave diplomatike të Nasim Haradinajt
19.01.2018 | 14:47
Kritikat mbi kodin diplomatik të ambasadorit amerikan Greg Delawie nga intelektuali dhe veteranit t’diplomacisë, Nasim Haradinaj, kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në administratën e Stejt Departamentit në ShBA.

Madje presidenti amerikan Donald Trump me të dëgjuar në CNN lajmin se ish-diplomati i i luftës, Nasim Haradinaj i ka dhënë ndaj kodit diplomatik dhe sjelljes prej qobani diplomat të Greg Delawie.

“Fake news”, fillimisht kishte thënë Trump, por me të parë figurën e Nasim Haradinaj në ekran ai kishte rikthyer koncentrimin.

Me të kuptuar se kritikat kishin të bëjnë mbi sjelljet diplomatike të ambasadorit, ai kishte thirrë Nasim Haradinajn duke e pyetur: “Nasim bruh, is that true”? “For sure mate”, ia kishte kthyer Nasimi.

Kjo kishte bërë që Trump menjëherë të lidhej me Ambasadën Amerikane në Kosovë, dhe e kishte kërkuar ambasadorin Delawie në telefon.

“Cka po qurravesh ntelefon, a e ke bo mut? A pe thote edhe Nasimi? WTF dude??. Your’e fired”, i kishte thënë Trump.

E Delawie me gjysmë zëri dhe me pendesë të madhe raportohet se nuk e ka kundërshtuar vendimin por vetëm e ka pranuar duke thënë një fjali: “Ashtu kshtu kom pas me dhonë dorëheqje”.
 

Sidoqoftë, duke lënë anash dhimbjen e këtij rasti, kjo ngjaje shënon një nga sukseset e shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtar, duke treguar një pjekuri dhe guxim në diplomaci, dhe natyrshëm katalizatori i gjithë këtij revolucioni ska pasur kush të jetë tjetër por Nasim Haradinajt. /kukunews/