Vidhet një autoblindë i sjellur nga ShBA-ja
Vidhet një autoblindë i sjellur nga ShBA-ja
11.12.2018 | 06:09
Pa kaluar ende 24 orë, autoblindat që u sollën nga SHBA, kanë hasur në problemet e para.

Njëra prej autoblindave është vjedhur mbrëmë në mënyrë të mistershme. Policia e Kosovës menjëherë ka nisur hetimet për të kapur hajdutët, por duket se në këtë rast kemi të bëjmë me hajdutë profesionistë.

“Pa shenjë e pa nishan” siç thotë populli është zhdukur njëra prej 24 autoblindave, që SHBA ia dhuroi Kosovës për t’ia futur ethet në bark Serbisë.

Natyrisht, kjo sjell edhe komplikimet e para në planet e komandantëve tanë për ta gjunjëzuar Serbinë. Me 23 autbolinda nuk mundet dot që të kthehen tokat shqiptare, as Molla e Kuqe e as Çamëria.

PamPress ngrit disa pyetje, që i ngrisin edhe redaktorët e portaleve: Ku, pse, kur, si?

Këtyre pyetjeve, lidhur me vjedhjen e autoblindës, do të përpiqemi t’i japim përgjigje në artikujt e ardhshëm.