A janë pijet e gazuara dietike të dëmshme? Njihuni me rreziqet
A janë pijet e gazuara dietike të dëmshme? Njihuni me rreziqet
07.08.2019 | 05:00
Një numër i konsiderueshëm i njerëzve, në vend të pijeve të gazuara, zgjedhin të marrin pije të gazuara dietike nën pretekstin e marrjes së dozës së ulët të sheqerit.

Sidoqoftë, një sërë studimesh kanë gjetur një lidhje midis konsumimit të pijeve të gazuara dietale dhe probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë diabetin, yndyrën në mëlçi, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Evidencat shkencore në rritje sugjeron që konsumi i pijeve të gazuara dietale lidhet me një rrezik të rritur nga një gamë e gjerë e gjendjeve mjekësore, veçanërisht:

Problemet me zemër, siç janë sulmi në zemër dhe shtypja e lartë e gjakut,


Problemet me metabolizëm, përfshirë diabetin dhe mbipeshën,

Problemet me tru, të tilla si çmenduria dhe goditjet në tru,

Problemet me mëlçi, që kryesisht përfshijnë dëmtimin e saj.

Studiuesit nuk e dinë saktësisht pse kjo lloj pijeje mund të rrisë rrezikun e sëmundjes. Disa besojnë se pijet kinse dietale mund të dëmtojnë enët e gjakut ose të shkaktojnë inflamacion kronik.

Ndonëse ka shumë arsye për të shmangur këtë lloj pije, rreziku i kancerit mund të mos jetë në mesin e tyre.