Janë zbuluar bakteret që kontrollojnë intolerancën ndaj qumështit
Janë zbuluar bakteret që kontrollojnë intolerancën ndaj qumështit
19.04.2019 | 01:24

Pas fëmijërisë, përafërsisht 2 nga 3 njerëz në të gjithë botën humbë aftësinë për të tretur qumështin dhe produktet e tij. Aq sa dihet, aftësia e tretjes së laktozës- karbohidratit kryesor të qumështit tek njerëzit është një çrregullim biologjik, shkruan CNN, 

Laktoza nuk mund të absorbohet drejtpërdrejt nga trakti intestinal dhe për këtë arsye duhet së pari të zbërthehet në disa komponentë nga laktaza- enzima që e bënë këtë zbërthim. Në kushte normale aktiviteti i disa gjeneve që prodhojnë laktazën inaktivizohet pas fëmijërisë së hershme.

Evidencat e reja sugjerojnë që kjo pamundësi e prodhimit të kësaj enzime shfaqet jo për shkak të ndërrimit të kodit gjenetik me moshën, por për shkak se AND-ja modifikohet kimikisht. Ndryshime të tilla që prekin aktivitetin e gjeneve njihen si – epigjenetike.

“Modifikimi epigjenik që shkakton inaktivizimin e gjeneve që prodhojnë laktazë, nuk ndodhë vetëm në njerëzit që janë intolerant ndaj saj. Ky është informacioni kryesor që jep dritë në gjetjet e reja mbi intolerancën laktike”, tha kryesuesi i këtyre studimeve.

Aftësia për të prodhuar enzimën e laktazës varion nëpër grupe të ndryshme etnike. Në SHBA proporcioni i tolerancës ndaj laktozës është përafërsisht 64%, duke marrë parasysh përzierjen e grupeve etnike.

Këto studime kanë rezultuar që pas fëmijërisë së hershme, gjenet e laktazës, që bëjnë zbërthimin e laktozës zakonisht bëhen inaktive me anë të metilimit të ADN-së dhe kjo ndodhë varësisht nga gjenetika. Tek disa njerëz, ky gjen nuk inaktivizohet prandaj laktaza prodhohet dhe organizmi i tyre bënë zbërthimin normal të laktozës.

Simptomat e intolerancës ndaj laktozës përfshijnë diarre, dhimbje të lukthit, fryrje dhe gazra të gjitha këto si shkak i paaftësisë së organizmit ta zbërthejë laktozën. Laktoza e patretur lëviz në zorrën e trashë dhe kur aty përfshihet edhe uji për të reduktuar koncentrimin e saj, rrjedhimisht shkaktohet diarrea. Laktoza në zorrën e trashë eventualisht “konsumohet” nga mikrobet, proces ky që rezulton në gazra dhe fryrje.

Sipas studimeve të bëra së fundmi, simptomat e intolerancës ndaj laktozës mund të lehtësohen nga njerëzit duke e ndryshuar popullimin e mikrobeve ne sistemin tretës të tyre të quajtur- mikrobioma. Përkatësisht, bakteri trangjenik- i krijuar nga shkencëtarët dhe i quajtur “bakteri i acidit laktik” e konsumon laktozën mirëpo e prodhon acidin laktik në vend të gazrave. Përderisa acidi laktik nuk ka ndonjë vlerë ushqyese dhe nuk ka efekt negativ, ai nuk shkakton simptoma të bezdisshme siç janë gazrat dhe fryrja që bakteret tjera i shkaktojnë.

Ky studim përbën një shpresë për njerëzit intolerantë ndaj laktozës.