Konsumimi i ujit shumë të ftohtë mund t’iu sjellë këto probleme shëndetësore
Konsumimi i ujit shumë të ftohtë mund t’iu sjellë këto probleme shëndetësore
12.07.2019 | 05:32

Në një ditë shumë të nxehtë, patjetër që një gotë ujë e ftohtë do t’iu shijonte shumë. Mirëpo ekspertët tregojnë se konsumimi i ujit shumë të ftohtë mund të shkaktojë probleme me shëndetin tonë. Disa nga arsyet se pse nuk duhet të konsumoni ujë shumë të ftohtë janë:

-Konsumimi i ujit shumë të ftohtë përkeqëson qarkullimin e gjakut në sistemin tretës dhe kështu vështirësohet procesi i tretjes së ushqimeve.

-Uji i ftohtë destabilizon teperaturën e trupit, kështu e gjithë energjia duhet të shkojë në rikthimin dhe rregullimin e temperaturës së brendshme.

-Zvogëlon sasinë e mukusit që gjendet në pjesën e brendshmë të lukthit, e cila në kushte normale përdoret për të mbrojtur ato nga infeksionet bakteriale apo virale që e sulmojnë traktin e tretjes.

Procesi i metabolizmit ngadalësohet dhe si shkak ju mund të shtoni peshë.