Mbroni mëlçinë me anë të këtyre mënyrave të thjeshta
Mbroni mëlçinë me anë të këtyre mënyrave të thjeshta
06.08.2019 | 04:24
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme dhe me funksionet më të rëndësishme në organizmin e njeriut. Mbrojtja e duhur e saj shmangë sëmundjet dhe patologjitë e tjera, që mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore apo vdekje. GJithsesi, disa nga mënyrat me anë të së cilave ju e mbroni mëlçinë janë:

Pini kafe– Me anë të shumë studimeve është vërtetuar se kafeja ka një ndikim pozitiv për mëlçinë. Përbërsi kryesor i kafesë ka rol mbrojtës dhe kështu ju parandaloni kancerin dhe sëmundjet e tjera të lidhura me mëlçi.

Shmangi barnat që përmbajnë Acetaminofen– Më shumë se 600 lloje të barnave, duke përfshirë edhe ato që trajtojnë gripin dhe ftohjen përmbajnë acetaminofen, Përdorimi i tepërt i këtyre barnave mund ta dëmtoj mëlçinë, prandaj dhet pasur kudjes.

Kryeni marrëdhënie seksuale të mbrojtura– Një mënyrë e përhapjes së sëmundjeve të mëlçisë, është edhe përmes seksit. Sëmundjet siç është Hepatisi-C, e cila është një sëmundje shumë serioze mund të shkaktoj dëme shumë të mëdha për mëlçinë dhe mund të parandalohet vetëm nëse kryeni marrëdhënie të mbrojtura seksuale.


Mos përdorni suplemente artificiale– Nëse dëshironi të shmangni ndonjë dëmtim serioz të mëlçisë atëherë duhet të ndaloni së marri suplemente artificiale të vitaminave apo mineraleve. Me anë të studimeve të fundit është vërtetuar se këto suplemente nuk japin efekt dhe vetëm shkaktojnë dëme shëndetësore.

Mos konsumoni shumë alkool– Konsumimi i moderuar i alkoolit nuk ka dëme shëndetësore, përkurndrazi me anë të studimeve është vërtetuar se ka përfitime. Mirëpo përdorimi i tepërt i alkoolit është shumë i dëmshëm për organizmin sidomos për mëlçinë.

Mbani një peshë të duhur trupore– Aktivitetet fizike si dhe konsumimi i ushqimeve të shëndetshme, siç janë frutat dhe perimet mundësojne mbajtjen e masës së duhur trupore.

Pastroni duart vazhdimisht– Ëshumë shumë e thjesht, pastrimi i vazhdueshëm i duarve i eliminon mikrobet dhe kështu pamundësohet infektimi i mëlçisë dhe organeve të tjera.