Pastat e dhëmbëve që përmbajnë qymyr po ju dëmtojnë dhëmbët
Pastat e dhëmbëve që përmbajnë qymyr po ju dëmtojnë dhëmbët
07.06.2019 | 06:04

Kohëve të fundit janë përhapur pastat dhe furçat që përmbajnë qymyr. Kjo me mendimin se qymyri është një zbardhues natyral i dhëmbëve.

Fatkeqësisht kjo nuk është e vërtetë. Ende asnjë provë shkencore nuk aprovon se qymyri ka një efekt zbardhues për dhëmbët. Sipas shumë stomatologëve përdorimi i pastave dhe furçave, që përmbajnë qymyr mund të shkaktojnë vetëm dëme në shëndetin oral sidomos nëse përdoren shpesh.

Qymyri është një përbërës që gjatë përdorimit për pastrim të dhëmbëve mund të ngecë në mishin e dhëmbëve me ç ‘rast shkakton infeksion dhe irritim të mishit. Pasiqë është një substancë shumë e “vrazhdë” ai mund të dëmtojë edhe shtresën e jashtme të dhëmbëve.

Në përgjithësi të gjitha metodat, që aplikohen në kushte shtëpiake dhe me produkte dhe substanca të pa aprovuara nga stomatologët janë të dëmshme për shëndetin oral. Në vend të tyre mënyra e duhur për zbardhim është konsultimi me një stomatolog!