Si të kujdeseni për lëkurën këto ditë të nxehta
Si të kujdeseni për lëkurën këto ditë të nxehta
12.06.2019 | 05:12

Tani që vapa është e madhe dhe ne duam njëkohësisht të nxihemi dhe të kujdesemi që dielli mos të na dëmtojë lëkurën duhet të jemi pak më të kujdesshëm se zakonisht.

Për këtë na ndihmojnë ndihmat e dermatologëve që janë shumë të vlefshme.

Gjithmonë përdorni SPF

Është tepër e rëndësishme që kremi juaj i ditës të përmbaje SPF, që të mbrojë lëkuren tuaj nga rrezet e diellit. Shpesh harrojmë se sa i dëmshëm është dielli gjatë kësaj periudhe dhe prandaj na nevojitet një krem qe përmban SPF.

Përdorni hidratues ose konsumoni vaj peshku

Ne qoftë se lëkura juaj është e thatë edhe e ashpër për shkak të efektit gjatë periudhës së Dimrit, është e nevojshme që të përdorni hidratues. Një mënyrë tjetër do të ishte konsumi i vajit të peshkut, i cili është perfekt për te balancuar efektin qe shkaktohet nga kalimi nga një periudhë e ftohtë në një periudhë të ngrohtë.

Përdorni eksfoliues për lëkurën

Lëkura juaj ka nevojë që të largojë qelizat e vdekura qe mbetën në sipërfaqe te lëkurës dhe në këtë mënyre një eksfoliues është shpëtimtari juaj. Përdorni eksfoliues ne formën e kremit pasi është me i përshtatshëm, kurse një eksfoliues me kokrriza mund ta irritoje lëkuren tuaj dhe kjo do te ishte shume e dëmshme.

Mbroni zonën e dekoltes

Ne periudhën e Verës përveç fytyrës është tepër e ekspozuar pjesa e qafës dhe e dekoltes. Edhe kjo pjese është gjithashtu e ndjeshme gjate ekspozimit ne diell dhe për ketë arsye edhe ajo ka nevoje për mbrojtje.