“Dardanët” s’e harrojnë Gazmend Sinanin, e kujtuan në ndeshjen Kosovë – Britani e Madhe
“Dardanët” s’e harrojnë Gazmend Sinanin, e kujtuan në ndeshjen Kosovë – Britani e Madhe
09.08.2019 | 03:57

Tifozët kosovarë “Dardanët” e kanë kujtuar ish-basketbollistin e Kosovës, Gazmend Sinani, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar pas një aksidenti me veturë në grumbullimin e Përfaqësueses së Kosovës

Tifozët e Kosovës “Dardanët” nuk e harrojnë asnjëherë Gazmend Sinanin. 

Tifozët kosovarë e kanë kujtuar mbrëmë ish-basketbollistin e Kosovës gjatë ndeshjes së fazës parakualifikuese të Eurobasket 2021.

“Sot e përherë, të kujtojmë engjëlli jonë mbrojtës, Gazmend Sinani”, kanë shkruar “Dardanët”.

“Gazi gjithmonë në zemrat tona”, kanë shtuar ata.

Gazmend Sinani kishte ndërruar jetë vitin e kaluar pas një aksidenti me veturë në Gjakovë, ku ishte grumbulluar Përfaqësuesja e Kosovës.