“Sjelljet dhe forma e luhatshme e Pogbas nuk do pranoheshin te Reali”
“Sjelljet dhe forma e luhatshme e Pogbas nuk do pranoheshin te Reali”
19.04.2019 | 02:10

Duke e njohur Pogban, Parker mendon se në Madrid ai do të kishte probleme edhe më shumë së në United.

Paul Parker, ish-mbrojtës i Manchester United thotë që më shumë pritet nga fituesi i Kupës së Botës në mënyrë që ai të numërohet mes lojtarëve elitarë në botë, shkruan “Goal.com”,

Sjellja dhe forma e luhatshme nuk do pranoheshin tek Real Madridi, thotë Paul Parker.

Spekulimet sugjerojnë se Pogba është në radarët e “Los Blancos”.

Raportime të tilla po e vënë në dyshim të ardhmen e francezit në “Old Trafford”, me formën e 26 vjeçarit në rënie përsëri pas një ngritje që erdhi me largimin e Jose Mourinho nga Manchester United.

Për francezin gjithmonë ka pritshëmëri që ai të jetë figurë udhëheqëse për Unitedin, por ai nuk ka arritur të mbushë një rol të tillë me rregull.

Ai është përballur me kritika pasi ka bërë dy paraqitje të dobëta ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe Parker thotë që në Madrid do kërkohej më shumë nga një lojtar që kërkon të sigurojë një vend tek më të mirët e botës.

“Paul Pogba ka aftësi që i shihni vetëm tek më të mirët. Por ai duket se i zgjedh ndeshjet kur ai do luajë më mirë dhe në disa të tjera është mesatar. Ai nuk bëri paraqitje të mira për Mourinhon dhe të gjithë i panë problemet që i kishin ata vetëm si problem mes një trajneri dhe një lojtari”, thotë ish mbrojtësi i Manchester United.

Parket thotë gjithashtu se tani që Ole Gunnar Soljskaer është bërë trajner, ka edhe lojtarë që nuk po performojnë pasi që e dinë që e ardhmja e tyre nuk do të jetë në “Old Trafford”.

Gjithsesi Pogba ende nuk është akuzuar se ai nuk po luan me gjithë fuqitë e tij nën urdhëratë e Solskjaer. Dhe nga shumë njerëz konsiderohet se forma e tij e keqe është si rezultat i lojtarëve të dobët që janë rreth tij.