A do të lejojë Federata Botërore përballje Kosovë – Serbi në Botërorin që mbahet në Spanjë?!
A do të lejojë Federata Botërore përballje Kosovë – Serbi në Botërorin që mbahet në Spanjë?!
19.04.2019 | 02:15

Kosova do të marrëm pjesë për herë të parë në një Botëror, ku realisht mund t’i bie në grup Serbia.

Kombëtarja U-21 e Kosovës në hendboll tashmë është kualifikuar në Kampionatin Botëror të juniorëve “Spanja 2019”, i cili do të mbahet në muajin korrik.

Falë suksesit në IHF Trophy Kosova e shkroi historinë duke e prekur një Botëror për herë të parë, 

Në Botëror do të garojnë 24 shtete, të ndara në katër grupe me nga gjashtë Kombëtare. Shorti do të tërhiqet më 21 maj në Pontevedra të Spanjës.

Federata Botërore e Hendbollit i ka ndarë në gjashtë rreshta shtetet pjesëmarrëse dhe nga një skuadër prej secilit shtet do ta formojë nga një grup.

Kështu, Kosovës mund t’i bie edhe me Serbinë, e cila e kundërshton pavarësinë e vendit tonë. Pikërisht në hendboll janë paraqitur më moti probleme politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndërkombëtarët patën paralajmëruar se në të ardhmen nuk do të lejojnë përballje mes kosovarëve dhe serbëve dhe për t’i parandaluar takimet e mundshme do të ndërhyjnë edhe në short, 

Rreshti 1: Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia
Rreshti 2: Spanja, Egjipti, Kroacia, Islanda
Rreshti 3: Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria
Rreshti 4: Argjentina, Tunizia, Nigeria, Brazili
Rreshti 5: Korea, Japonia, Bahrejni, Danimarka
Rreshti 6: Kili, Australia, SHBA-ja, Kosova
(Do të formohen katër grupe me nga gjashtë ekipe – prej secilit rresht nga një ekip)