Agjenti i talentit të Ajaxit: “Interi është klub i madh”
Agjenti i talentit të Ajaxit: “Interi është klub i madh”
19.04.2019 | 02:11

Jo vetëm De Ligt, De Jong, Van de Beek e kështu me rradhë. Te Ajax, këtë sezon është duke shkëlqyer edhe mbrojtësi i Argjentinës, Tagliafico.

Pikërisht agjenti i tij, Ricardo Schlieper, i pyetur për mundësinë për t’u transferuar te Interi, ka dhënë një dritë jeshile.

“Interi është një klub i madh që po investon dhe mundohet të prishë hegjemoninë e Juventusit. Sigurisht, ende nuk është në lartësi, por për argjentinasit ka qenë gjithmonë destinacion. Ajax nuk ka vendosur çmim për lojtarin, sepse nuk dëshiron ta shesë, por nuk i dihet…”, tha ai.

Mbrojtësi i majtë 26-vjeçar ka bërë 39 paraqitje këtë edicion me Ajaxin dhe ka shënuar 5 gola.