Antonio Conte në bisedime me Juventusin
Antonio Conte në bisedime me Juventusin
18.04.2019 | 03:25

Antonio Conte ka mbajtur bisedime preliminare me Juventusin, në rast se kampioni italian vendos t’i ndajë rrugët me trajnerin aktual Massimiliano Allegri në verë.

Sky Sports mëson se bisedimet janë mbajtur thjesht për të kuptuar nëse Conte është në dispozicion,

Interi është një tjetër klub i interesuar për Conten, i cili është i papunë që prej se u shkarkua nga Chelsea verën e kaluar.

Trajneri italian, i cili i fitoi tre tituj radhazi në Serie A në periudhën e tij të kaluar me Juventusin, thotë se e ardhmja e tij është në Itali.

Allegri, i cili e zëvendësoi Conten kur ai u largua për t’u emëruar trajner i Italisë më 2014, ka qenë shpesh subjekt i thashethemeve për një largim të mundshëm nga Torino.

Eliminimi tronditës nga Liga e Kampionëve në kurriz të Ajaxit të martën mbrëma i ka nxitur spekulimet për të ardhmen e Allegrit në klub.