Cristiano Ronaldo, 50 het-trike në karrierë
Cristiano Ronaldo, 50 het-trike në karrierë
19.03.2018 | 04:23
22 gola në La Liga, Ronaldo ka realizuar poker kundër Gironës.
Me katër golat e realizuar kundër Gironas, Cristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 22 finalizimeve në La Liga këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

Kjo ishte hera e 50-të që Ronaldo shënon tre e më shumë gola në një ndeshje, arritje vërtet magjike.

Gjithashtu portugezi arriti edhe diçka tjetër. Për nëntë sezone me radhë me fanellën e Real Madridit, Ronaldo realizon së paku 20 gola në La Liga që kur u transferua nga Manchester Unitedi në vitin 2009.

Sezoni më i mirë në karrierë është ai më 2014/15 ku kishte shënuar 48 gola në 35 paraqitje në La Liga.


LEXO PO ASHTU...

Ueb faqe profesionale + Marketing digjital për biznesin tuaj. Super zbritje 60% nga 1000€ në vetëm 399€. “Super Pako nga ALBASOFT".