Hynë në fuqi Ligji për Sponsorizime
Hynë në fuqi Ligji për Sponsorizime
06.08.2019 | 04:08

Ligji për sponsorizime në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë prej sot është i zbatueshëm në Kosovë.

Hyrja në fuqi ka ardhur 15 ditë pas publikimit të bërë në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Paraprakisht më 27 qershor të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri miratuan Amandamendin i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport dhe 30 për qind e tatimit në fitim mund ta ndajnë për sportin.

Komiteti Olimpik i Kosovës i fton bizneset që të bëhen sponsore të klubeve, federatave e KOK-ut, si dhe inkurajon federatat, klubet, sportistët e sporteve individuale, që të përgatiten dhe të gjejnë sponsor.