Kaq është përqindja e shitjes se biletave, KF Feronikeli-AC Milan
Kaq është përqindja e shitjes se biletave, KF Feronikeli-AC Milan
08.08.2019 | 05:28

Kanë mbetur edhe tre ditë deri te ndeshja miqësore mes Feronikelit dhe Milanit.

Shtatë-herë kampioni i Evropës do të zbarkojë në Prishtinë së shpejti për t’u përballur me Feronikelin.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Pas pakënaqësive të shumta për çmimet e larta të biletave, organizatori Agron Selimi ka konfirmuar se çmimet janë zbritur.

Me zbritjen e çmimeve, biletat kanë nisur të shiten me të madhe.

“AS Events” ka konfirmuar se 70% e biletave të rëndomta tashmë janë shitur, kurse ato VIP 80% janë shitur tashmë.