Katër ekipe angleze në gjysmëfinale të Europa League e Champions League pas 36 vjetësh
Katër ekipe angleze në gjysmëfinale të Europa League e Champions League pas 36 vjetësh
19.04.2019 | 02:09

Dalëngadalë futbolli anglez ka nisur të dominojë në Evropë. Këtë më së miri e tregon edhe arritja e tyre në garat evropiane këtë edicion.

Prej 8 ekipeve në gjysmëfinale të Europa League dhe Champions League, katër janë angleze, dy spanjolle, një nga Gjermania dhe një nga Holanda, 

Arsenali e Chelsea janë kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League, kurse Liverpooli dhe Tottenhami në gjysmëfinale të Champions League.

Kjo është hera e parë pas 36 vjetësh që katër skuadra të Anglisë kualifikohen në gjysmëfinale të Kupave Evropiane.

Në sezonin 1983/84, ishin kualifikuar Liverpooli, Tottenhami, Manchester United dhe Nottingham Forest.