Kompletohen çiftet, Tunizia kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës
Kompletohen çiftet, Tunizia kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës
12.07.2019 | 05:52

Janë kompletuar çiftet gjysmëfinale të Kupës së Afrikës. Edhe Tunizia ka prerë biletën për në gjysmëfinale, ku do të ketë punë me Senegalin.

Pas Algjerisë, e fundit është Tunizia që ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi e mposhti 3-0 Madagaskarin, 

Tunizia i shënoi të tre golat në pjesën e dytë.

Fillimisht Ferjani Sassi realizoi për 1-0 në minutën e 52’, para se Youssef Msakni të shënojë për 2-0 në minutën e 60’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Naim Sliti në minutat shtesë të takimit.

Në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, Tunizia do të përballet me Senegalin, kurse Algjeria me Nigerinë.