Kush ka më shumë kartonë të kuq, Messi apo Ronaldo?
Kush ka më shumë kartonë të kuq, Messi apo Ronaldo?
09.07.2019 | 05:20

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë gjithmonë kokë më kokë kur vjen puna te statistikat – gola, “Topa të Artë” e shumë çmime tjera, por te disiplina gjërat janë ndryshe.

Kapiteni i Barcelonës dhe ylli i Juventusit janë të dy konkurrentë të ashpër dhe të gatshëm për të lënë gjithçka në fushë, dhe koha pas kohe edhe ata i lëshojnë nervat, sepse janë njerëz si gjithë të tjerët.

Messi u përjashtua në mënyrë shumë të diskutueshme në ndeshjen e vlefshme për vendin tretë në Kupën e Amerikës, mes Argjentinës e Kilit.

Pas një konfrontimi me Gary Medel, gjyqtari ndëshkoi dytë me të kuq, i cili pas ndeshjes e pranoi se nuk kishte shumë opsione. Messi u skuq për herë të parë pas 14 vjetëve.

Për Leon, ky ishte kartoni i dytë i kuq në karrierë, që të dy me Argjentinën – asnjëherë në karrierë me Barcelonën.

Në këtë aspekt, Cristiano Ronaldo qëndron shumë më keq. Portugezi është ndëshkuar 11 herë në karrierë me karton të kuq, 7 herë direkt, raporton GOAL, 

Ndeshjet në të cilat janë ndëshkuar Messi dhe Ronaldo: