Ky është klubi i parë kosovar në histori që bëhet me kanal televiziv zyrtar!
Ky është klubi i parë kosovar në histori që bëhet me kanal televiziv zyrtar!
06.08.2019 | 04:10

Përderisa shumica e klubeve jashtë Kosove e kanë kanalin e tyre zyrtarë, në Kosovë kjo është një risi.

Klubi i Basketbollit Rahoveci e ka shfrytëzuar entuziazmin për basketbollin që ekziston në këtë qytet duke i ofruar atyre ndeshjet e tyre që i luajnë nëpër ligë.

Këtë ata e kanë bërë zyrtare me anë të një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

“Zyrtarisht nga sot fillon transmetimi i kanalit televiziv të Klubit të Basketbollit Rahoveci. Me këtë veprim jemi klubi i parë sportiv në histori të Kosovës qe bëhemi me TV zyrtar. Rahoveci Channel ështè në fazën testuese dhe të përgatitjeve. Atë mund ta shikoni në platformën ArtVision dhe në Youtube, ndërsa së shpejti edhe në platformat tjera.”, shkruan ndër të tjera në këtë postim.