Leon Dajaku shënon gol në fitoren e thellë të Bayern prej 23-0
Leon Dajaku shënon gol në fitoren e thellë të Bayern prej 23-0
09.08.2019 | 03:49

Bayern Munich ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me skuadrën e FC Rottach-Egem të cilën e ka mundur me rezultat të thellë 23-0

FC Bayern është duke vazhduar parapërgatitjet parasezonale për sezonin e ri, derisa sot kampioni gjerman është takuar me skuadrën gjysmëprofesionale, FC Rottach-Egem.

Kosovari në këtë ndeshje startoi për skuadrën e Niko Kovac.

Ai arriti që të shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e shtatë.

Para tij, një minutë më parë kishte shënuar Renato Sanches.

Dajaku luajti në këtë ndeshje për 46 minuta dhe u zëvendësua në minutën e 46 nga Kwasi Okyere Wriedt.