Mourinho me deklaratë qesharake për rekordin e Rooneyt
Mourinho me deklaratë qesharake për rekordin e Rooneyt
11.01.2017 | 04:07
Jose Mourinho ka thënë se do të dëshironte të ishte në portë kur Wayne Rooney do të bëhet golashënuesi më i mirë i Manchester Unitedit
Sulmuesi anglez, Wayne Rooney ka barazuar rekordin e legjendës Bobby Charlton për më shumë gola të shënuar në Manchester United, gjithsej 249.

Rooneyt tashmë i duhet vetëm edhe një gol për të kaluar atë dhe për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori.
 

“Nëse do të isha portier, do të isha shumë i lumtur nëse do të shënohej në portën time”, tha Mourinho për rekordin e Rooneyt.