Rooney në telashe, zgjedh Kloppin para Mourinhos (Foto)
Rooney në telashe, zgjedh Kloppin para Mourinhos (Foto)
10.01.2017 | 06:56

Wayne Rooney ka befasuar me votat e tij për trajnerin më të mirë të vitit 2016

Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney mund të ketë telashe me Jose Mourinhon, të cilit nuk i ka dhënë asnjë pikë për trajnerin më të mirë të vitit.

Për më keq, në top tre trajnerët, Rooney ka përfshirë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, të cilit i ka dhënë një pikë.

Për Rooney më i miri i këtij viti ishte Claudio Ranier, ndërsa me tre pikë ka votuar Chris Coleman të Uellsit. /Express/