Shumat marramendëse që ekipet e Evropës shpenzojnë për paga të futbollistëve
Shumat marramendëse që ekipet e Evropës shpenzojnë për paga të futbollistëve
07.08.2019 | 04:35

Kohëve të fundit nuk janë vetëm shumat e larta të transferëve për futbollistë në botë por edhe pagat e larta të tyre

E derisa dëgjojmë shifra tepër të larta të transferëve, që tashmë kanë kaluar 200 milionë euro, edhe për nga pagat futbollistët nuk mbesin keq.

Lionel Messi ka pagë javore bruto prej 900 000 funte në javë. Llogaritur pagën vjetore bruto i bie që Barcelona për Messin shpenzon 48 600 000 funte apo më shumë se 52 milionë euro.

I dyti në listë është futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili fiton bruto 850 000 funte apo 45 900 000 funte apo mbi 49 milionë euro.

I treti në listë është Antoine Griezmann, transferi më i fundit i Barcelonës. Griezman kishte një pagë prej 725 000 funte bruto në Atletico. Të njëjtën pagë ai e ka edhe në Barcelonë që do të thotë se katalunasit do të shpenzojnë në vit për Griezmann 39 milionë funte, apo mbi 42 milionë euro, 

Pas Griezmann në listë është rekordi i PSG, Neymar për të cilin po flitet se do të kthehet në Barcelonë gjatë këtij afati të verës. Neymar ka pagë javore 675 mijë funte në javë, një pagë vjetore prej më shumë se 36 milionë funte në javë apo mbi 39 milionë euro.

Pagë të majme javore ka edhe sulmuesi uruguain i Barcelonës, Luis Suarez. Suarez paguhet 625 mijë funte në javë apo mbi 33 milionë funte apo mbi 36 milionë euro.

Lista e gurmanëve të futbollit vazhdon me Gareth Bale’in e Real Madridit, i cili po ashtu arkëton në javë 600 000 funte apo një pagë prej 32 milionë funtesh në vit, përkthyer në euro rreth 35 milionë euro.

Listën e përfundojnë dy dështimet, Alexis Sanchez i Manchester United dhe Philippe Coutinho i Barcelonës.

Sanchez fiton në javë 505 mijë funte kurse në vit 27 milionë funte përkatësisht mbi 29 milionë euro, kurse Coutinho ka pagë javore 500 mijë funte, kurse në vit 27 milionë funte e që po ashtu i bie deri në 29 milionë euro.