Taarabt kthehet në Serie A
Taarabt kthehet në Serie A
11.01.2017 | 04:05
Adel Taarabt i është bashkuar skuadrës së Genoas
Futbollisti maroken, Adel Taarabt është larguar nga Benfica për të kalua te skuadra italiane, Genoa.

Lajmi është konfirmuar nga Genoa, ndërsa lojtari tashmë ka kryer edhe stërvitjen e parë.

“Genoa njofton se ka arritur marrëveshje me Benfican për huazimin e Adel Taarabt”, thuhet në njoftimin e Genoas.
 

Kujtojmë se Taarabt kishte luajtur më herët në Serie A, sa ishte pjesë e skuadrës së madhe italiane, Milan.