Tjetër sukses i karatesë në Kroaci, ia sigurojnë Kosovës edhe dy medalje
Tjetër sukses i karatesë në Kroaci, ia sigurojnë Kosovës edhe dy medalje
08.07.2019 | 05:43

Tjetër sukses i karatesë në ligën e të rinjve, që po mbahet në Umag të Kroacisë. Sot, Melos Gashi fitoi medaljen e artë, ndërsa Albinot Selmani fitoi të bronztën.

Lajme të mira edhe në ditën e katërt të Kupës Botërore dhe Ligës së të rinjve që po mbahet në Umag të Kroacisë, 4-7 korrik 2019.

Melosh Gashi e ka fituar medaljen e artë kurse Albinot Selmani të bronztë.

Për të arritur te medalja e artë, Gashi mundi në kategorinë mbi 76 kilogram garuesit nga Lituania, Kili, Bosnja dhe Hercegovina, Shtetet e bashkuara të Amerikës, Kazakistani dhe në finale mposhti garuesi nga Polonia.

Kurse Albinot Selmani, për të arritur te medalja e bronztë, mundi garuesit nga Bjellorusia, Zvicra, Rumania, Çekia, në finale humbi nga kampioni i kësaj kategorie garuesi nga Jordani për te vazhduar në garën për medaljen e bronztë (Repasazh).

Aty, ai mundi garuesin nga Rusia dhe në finale për medaljen e bronzte fitoi nga garuesi i Francës.

Përfaqësuesja e Kosovës deri me tani ka fituar 9 medalje në Kroaci, prej tyre 3 të arta dhe 6 të bronzta.