Xavi: “Neymar do të ishte blerje fantastike për Barcelonën”
Xavi: “Neymar do të ishte blerje fantastike për Barcelonën”
12.07.2019 | 05:50

Xavi mendon se Barcelona do të përfitonte shumë në aspektin futbollistik me kthimin e Neymar Junior në “Camp Nou”. PSG zyrtarisht ka njoftuar se janë të gatshëm ta shesin 27-vjeçarin që për dy sezone ka bërë 58 paraqitje, ka shënuar 51 gola dhe ka dhuruar 29 asistime.

Tashmë është dhënë edhe fjala përfundimtare nga PSG-ja, “Neymar mund të largohet për një ofertë që do të kënaqte të gjitha palët”, kështu tha ditë më parë drejtori i ri sportiv i Parisit, Leonardo, 

Kjo ka alarmuar Barcelonën, e cila gjendet në një situatë të vështirë, pasi janë afër për ta transferuar Antoine Griezmannin për 120 milionë euro dhe të paktën edhe 222 milionë euro të shpenzuara për Neymarin – do të mund t’i krijonte probleme katalunasve me fair-play financiar.

Sido që të jetë, Xavi nuk e di se si do t’ia bëjë Barça në këtë aspekt, por ua ka bërë me dije se Neymar do ta forconte dukshëm skuadrën.

“Neymar? Në aspektin futbollistik do të ishte një nënshkrim i jashtëzakonshëm. E shoh të vështirë, por kemi parë aq shumë gjëra në futboll, si transferimi pikërisht i Neymar për PSG për 222 milionë euro, kështu që do të presim”, u shpreh Xavi.

Nuk ka asnjë diskutim se është një ndër futbollistët më të mirët në botë, por do të shohim se çfarë do të vendosë Barcelona në këto momente”.

“Griezmann? Është një lojtar i mrekullueshëm, yll botëror, e ka bërë diferencën te Atletico dhe në ekipin e Francës. Ende nuk është zyrtare, por më duket se do të përfundojë në Barça dhe mendoj se është futbollist i një niveli të lartë”, shtoi mes tjerash legjenda e Barcelonës.