BMW përditëson dy versionet hibride të Series 5
BMW përditëson dy versionet hibride të Series 5
07.08.2019 | 05:10

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, BMW, për këtë verë ka përditësuar modelet hibride aktuale të Series 5, më saktësisht versionet Sedan 530e dhe 530e xDrive.

Këto versione kanë motor benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 135 kW/184 kuajfuqi dhe motorin elektrik me 83 kW/113 kuajfuqi, baterinë prej 12 kWh (në vend 9.2 kWh sa e kishin më parë), si dhe vijnë me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Versioni 530e Sedan, sipas të dhënave zyrtare, shpenzon mesatarisht karburant 1.6-1.8 litra në 100 kilometra dhe emeton dyoksid të karbonit prej 36-41 gramë për kilometër, transmeton Koha.net. Ndërsa 530e xDrive shpenzon karburant mesatarisht 2.0-2.2 l/100 km dhe emeton CO2 46-49 g/km.

Image
Foto: Car Advice

Gjithashtu, BMW 530e shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë tani mund ta arrijë për 6.1 sekonda dhe 5303 xDrive për 6.2 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale te të dy versionet është e kufizuar në 235 km/h.

BMW 530e dhe 530e xDrive, po ashtu, mund të lëvizin vetëm me motor elektrik ku me vetëm një mbushje të baterisë mund të kalojnë deri në 55 ose 65 kilometra, varësisht nga versioni, me një shpejtësi deri në 140 km/h.