Dalin pamjet e para të  Golf 8-shit
Dalin pamjet e para të Golf 8-shit
09.08.2019 | 04:24

Pas shumë spekulimesh, dhe pas shfaqjes së një modeli të kamufluar pjesërisht, tashmë mundë të themi se i kemi edhe fotografitë e vërteta të Volkswagen Golf Mk8.

Ai është parë gjatë një xhirimi të një reklame që duket se është në një qytet evropian, dhe, edhe përkundër përmirësimeve që i janë bërë në pjesën e përparme, ai sërish ka pamjen ikonike të Golfit, raporton “Driven”.

Fotografitë që u shfaqën shkurtimisht në një llogari në Instagram shfaqin modelin e ri të Golfit duke u xhiruar me disa modelë që pozojnë para tij, transmeton Koha.net.

Image

Nga të dhënat e mëparshme, është ditur se dritat e përparme dhe ato të prapme janë përmirësuar, por që nga kamuflazhi nuk ka qenë e mundur të shihen detajet. E tani që vetura është hapur, mund të kemi një pamje më të mirë të përmirësimeve që do të mund t’i gjejmë n Golfin e ri.

Image

Prodhimi i modelit të ri ishte paraparë të nis në korrik, por me sa duket, është shtyrë për në tetor, ndërsa prezantimi i tij po ashtu është shtyrë për në tetor, ndonëse ishte planifikuar që të prezantohej në panairin e automobilave “Frankfurt Motor Show” në shtator.