Gjermanët përforcojnë Mustang GT “One of 7” në 735 kuajfuqi
Gjermanët përforcojnë Mustang GT “One of 7” në 735 kuajfuqi
09.08.2019 | 04:22

ompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Wolf Racing, këtë vit feston 40-vjetorin e themelimit dhe për këtë jubile ka përforcuar Mustangun GT të Fordit i cili tani kushton 94.440 euro.

Gjithashtu, Wolf Racing do ta prodhojë këtë Mustang në vetëm 7 njësi dhe ky i pari mban emrin “One of 7”, transmeton Koha.net.

1 / 13

Sa i përket motorit, nën kofanon e këtij Mustangu gjendet motori 5.0-litër V8 i përforcuar në 735 kuajfuqi, gjë që tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra mund ta arrijë për më pak se 4 sekonda.

Kjo kompani gjermane, po ashtu, për ofron edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave 21-inç nga alumini me goma “Michelin Pilot Sport 4S” (255/30 dhe 305/25), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) nga fibra të karbonit, si dhe timon të ri dhe ulëset sportive me logon “Wolf Racing”.