Gjiganti gjerman Siemens do t’i largojë 2.700 njerëz nga puna në krejt botën
Gjiganti gjerman Siemens do t’i largojë 2.700 njerëz nga puna në krejt botën
19.06.2019 | 07:31

Konglomerati gjerman në fushën e industrisë Siemens njoftoi sot shkurtimin e 2.700 vende pune në botë, përfshirë 1.400 në Gjermani, në sektorin e turbinave elektrike ku synon të devijojë drejtim.

Ky ristrukturim synon të ulë kostot, që do të shoqërohen me reduktimin e numrit të projekteve të mëdha. Kompania planifikon shkurtimin e 7.000 vende pune dhe mbylljen e qendrave në Gjermani.

Siemens punëson në total 379.000 persona në botë, përfshirë 64.000 në sektorin e turbinave elektrike, përcjell Atsh.

Shkurtimi i vendeve të punës do të bëhet në vitet në vazhdim, thuhet në një komunikatë të kompanisë por pa dhënë më shumë detaje.